Thursday, April 18, 2013

"E lë politikën, nëse Messi martohet me mua"

Deputetja e parlamentit francez, Rachida Dati, e cila është edhe kandidate për kryetare të Parisit, ka deklaruar se vetëm për një arsye mund ta lërte politikën. Dati ka thënë se këtë mund të bënte vetëm nëse Messi i propozon martesë. "Unë nuk e dua David Beckham. Mua më pëlqen më shumë Lionel Messi. Ai nuk është i pashëm, por ka një pamje interesante dhe është shumë karizmatik. Politikën do ta lërja vetëm nëse Messi do të më propozonte martesë" deklaroj politikanja franceze./Indeksonline/