Sunday, April 21, 2013

S'është Messi, as Ronaldo, por Diamanti!

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë dy më të mirët në botë por që ata nuk janë lojtarët që ndalën më së shumti në ndërhyrje. Në krye të renditjes së lojtarëve që kanë pësuar më shumë faulla në Europë është mesfushori i Bolonjës, Alesandro Diamanti, që ndiqet nga Diego i Volfsburg dhe Kruse i Fortuna Duseldorf. Të dhënat janë bërë publike nga kompania e grumbullimit të statistikave sportive “Opta”. Në top 10-she janë edhe lojtarë si Totti, Kiesling, Cuadrado, Barrientos. Top 10 përmbyllet pikërisht nga Messi dhe Ronaldo që kanë mesatare me 72, përkatësisht 70 ndërhyrje.