Tuesday, April 23, 2013

Rron Gjinovci bën thirrje për vrasjen e Kryeministrit Thaçi


Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, i cili muaj më parë ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë thirrje për vrasjen e Kryeministrit Hashim Thaçit përmes rrjetit social, Facebook.
“Me e vra sot Hashim Thaçin nuk është krim, është akt çlirimi”, ka shkruar ai të premten në ora 22:14, ditën kur u arrit marrëveshja mes Kryeministrit Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Dacic në Bruksel.
Gjinovci u bë i famshëm kur hodhi ngjyrë mbi Rektorin Mujë Rugova, derisa kohët e fundit njihet si një prej organizatorëve të protestave për faturat e KEK’ut.

Monday, April 22, 2013

E pabesueshme! A e dini se sa kushton një kartëmonedhë 500 euro?

Është shokuese por mëse e vërtet! Që të prodhohet një kartëmonedhë 500 eorushe nga ELITA, nevojiten pikërisht vetëm 2.6 euro, po, po 2.6 euro… bojëra etj. Pasi mos harroni faktin se është vetën një copë letër e thjeshtë! Më e çuditshmja e çështjes është se ne besojmë se kartëmonedha e 500 eurove ka një vlerë shumë të madhe, por në realitet ne punojmë (ata të cilët kanë rroga të tilla) për atë me vetëm 3 euro (vërtet) në muaj! Kështu, për ata të cilët disponojnë shuma të mëdha parash, është më e udhës t’i investojnë apo ti shkëmbejnë me flori, pasi ku i dihet, globalizimi po bënë punën e tij! Mos ziheni në befasi dhe pastaj nuk dini si të reagoni, pasi banka botërore mund të bëjë ndonjë të pa bërë, kush jep llogari, në fund të fundit bëjnë ç’të duan dhe nuk u bëhet vonë .

Thaçi fotografon deputetët e VV-së

Kryeministri Hashim Thaçi derisa VV performonte aksionin e tyre simbolik, ai kishte dalë para tyre dhe i fotografonte parullat e deputetëve të VV-së. Ndërkaq deputetët e PDK-së, ishin bashkuar dhe rrinin së bashku.

Çastet që nuk i transmetoi Kuvendi i Kosovës (Video)

Çasti kur Kuvendi i Kosovës e ka ndalur transmetimin kur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje! po mbanin hartat që tregojnë sipas tyre situatën e sotme të shtrirjes së sovranitetit. Kamera e Kuvendit të Kosovës ishte fokusuar kah deputetët e ulur, duke e fshehur në tërësi atë që po ndodhte prej deputetëve të VV-së. Deputetë e VV kishin vazhduar të rrinin me parrulla në duar edhe pasi Kvendi ishte në pauzë.

E puthë në qafë Ibrahimovicin! (Video)

Një moment interesant në fushë u pa në ndeshjen e ligës së Francës mes PSG dhe Nice. Futbollisti i Nice, Renato Civelli e puthi në qafë Zlatan Ibrahimovicin duke lënë dyshime pas këtij rasti. Civelli ishte pranë Ibrës kur gjeti qafën e tij për ti dhënë një puthje të "ngrohtë". Ibra e largoj atë duke i treguar se e kuptoj puthjen e tij. Dyshimet pas këtij rasti janë në seksualitetin e Civellit i cili sipas gjitha gjasave është "gay".

Cka ndodhi ne Kuvendin e Kosoves pasi perfundoi seanca (Video)

Antaret e Levizjes Vetevendosje kane bera disa skena ne Kuvendin e Kosoves duke protestur te mos votohet rezuluta qe do ta ratifikonte marrveshjes e Qeverise se Kosoves me ate te Serbise, antaret e kesaj livizje vahduan protesten edhe ne Hollin e Kuvendit duke ju afruar edhe me afer Kryeministrit te Kosoves per te fyer ate, ja si ishte reagili i Hashim Thaqit drejtuar antarve te VV.

Sunday, April 21, 2013

Arsene Wenger si Mrs Bean, e humb rrugën (Video)

Ndeshja e rivalëve lokal mes Fulham dhe Arsenal solli një moment qesharak kur Arsene Wenger ishte vonuar për tu rikthyer në pjesën e dytë të ndeshjes duke vrapuar në fushë. Wenger dukej sikur kishte humbur rrugën duke mos e ditur ka të i'a mbajë. Mediat angleze e krahasojnë vrapin e tij me atë të komikut të njohur anglez, Mrs Bean.