Sunday, April 21, 2013
Ja çfarë ka brenda Koresë së Veriut (Foto)
Autostrada të boshatisura, rrugë të mbushura me ushtarë, ndërtesa dhe uzina të braktisura, njerëz që punojnë si kafshë në zonat rurale…
Por, edhe qytete të rregullta, të mbajtur pastër dhe te banuar nga njerez te qete e paqedashes. Këto janë imazhet që vijnë nga vendi më hermetik i botës, Korea e Veriut.
Një turist suedez, Bjorn Bergman, qëndroi nëntë ditë në Kore, në një vizitë të rrallë turistike, e cila i aprovohet vetëm disa prej mijëra turistëve që kanë interes të shohin vendin cdo vit, me kusht qe te mos jesh nje shtetas amerikan.
Gjatë turit të përqendruar në Penian, zonat kufitare dhe disa pjesë rurale të vendit, Bergman arriti të fotografonte, në mënyrë të ligjshme dhe jo, disa imazhe goditëse të jetës së përditshme të Koresë së Veriut.