Sunday, April 21, 2013
Ulja e aeroplanit pa rrota (Video)
Një prishje në sistemin e nxjerrjes së rrotave e ka detyruar pilotin e një aeroplani të vogël privat në Kolumbi që të ulet pa to.
Ngjarja ka ndodhur në aeroportin e vogël të Palonegros në Bucaramangas, njofton Top-Channel. Aeroplani i është drejtuar pistës së uljes pasi për disa minuta kishte qëndruar në fluturim në përpjekje për të hapur rrotat.
Mirëpo, kur karburanti ishte drejt përfundimit dhe sistemi i hapjes së rrotave vazhdonte të mos u përgjigjej komandave, piloti vendosi të rrezikojë dhe ta ulte aeroplanin me trup.
Fatmirësisht, tre personat e gjendur në bord kanë shpëtuar pa asnjë të gërvishtur.