Tuesday, April 23, 2013

Rron Gjinovci bën thirrje për vrasjen e Kryeministrit Thaçi


Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, i cili muaj më parë ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë thirrje për vrasjen e Kryeministrit Hashim Thaçit përmes rrjetit social, Facebook.
“Me e vra sot Hashim Thaçin nuk është krim, është akt çlirimi”, ka shkruar ai të premten në ora 22:14, ditën kur u arrit marrëveshja mes Kryeministrit Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Dacic në Bruksel.
Gjinovci u bë i famshëm kur hodhi ngjyrë mbi Rektorin Mujë Rugova, derisa kohët e fundit njihet si një prej organizatorëve të protestave për faturat e KEK’ut.