Kush ka vendosur të bëjë ndonjë krim në Dubai, do ta ketë të vështirë ta realizojë planin e ikjes.
Policia në atë vend ka bërë të ditur se në grupin e automjeteve të forcave të rendit, ka shtuar edhe modelin e ri të Lamborghinit, Aventador.
Automjeti në fjalë mund të arrijë shpejtësi deri në 350 kilometra në orë. /Telegrafi/