Shumica e njerëzve konsiderojnë se janë persona të sinqertë dhe se gënjejnë vetëm kur është e domosdoshme, ose dhe për ta mbrojtur dikë. Në bashkëshortësi ndërkaq, gënjeshtrat janë të përditshme – dhe ekzistojnë arsye të shumta pse ndodhë asisoj. Megjithatë, gënjeshtrat e vogla nuk bëjnë dëm, apo jo? Pa marrë parasysh se çfarë mendoni rreth kësaj dukurie, lexoni në vijim se çfarë gënjeshtrash shfrytëzojnë gratë për t’i ‘manipuluar’ bashkëshortët e tyre. Në vijim ju prezantojmë shtatë gënjeshtrat më të shpeshta të tyre… 1. Nuk jam e hidhëruar Natyrisht që është e hidhëruar, dhe kjo vërehet në fytyrën e saj – mirëpo nuk dëshiron të pranojë të vërtetën, sepse në ato momente, nuk është e gatshme të fjaloset. 2. Nuk më intereson! Kjo është e ngjashme me atë ‘nuk jam e hidhëruar’. Natyrisht që i intereson – përndryshe nuk do ta përmendte atë gjë. Shikojeni shprehjen e fytyrës dhe lëvizjet e gjymtyrëve të saj. 3. Nuk kam ngrënë tërë ditën Hmm, një shpjegim më i saktë do të ishte se ka ngrënë pak sallatë, fruta, por edhe një copë pice ose çokollate ‘për shkak të stresit të përjetuar gjatë ditës në punë…’ 4. Do të mbaj dietë Duket sikur gënjen kur thotë – ‘qysh prej nesër do të filloj me dietë’. Ndërkaq, të nesërmen qëllon ditëlindja e ndonjë shoqeje, ose ndonjë arsye edhe më banale, që e shtyn fillimin e dietës. 5. Ishte në lirim Nëse e pyesni gruan sa ka kushtuar bluza e saj, çanta, apo edhe këpucët – gjëja e parë që do ta dëgjoni është arsyetimi i llojit: jo shumë, ishte në lirim. Në fakt, për të ka rëndësi vetëm çmimi i majmë dhe kombinimi i përkryer me gardërobën e saj. 6. Fëmija kishte nevojë… I ka blerë edhe një palë këpucë tjera për djalin/vajzën, sepse ato të mëhershme nuk ishin të bukura për raste solemne. Kjo gjë për gjininë mashkullore është e pakuptimtë – dhe këtu dallojnë këto dy gjini. 7. Kjo më kombinohet me gjithçka Kur një grua blen një rrobë dhe dëshiron të arsyetohet për çmimin që e ka paguar, ajo do të thotë se rroba e blerë i kombinohet më të gjithë gardërobën që i posedon – që, natyrisht nuk është e vërtetë. /Dukagjini.com