Tuesday, April 23, 2013

Rron Gjinovci bën thirrje për vrasjen e Kryeministrit Thaçi


Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, i cili muaj më parë ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë thirrje për vrasjen e Kryeministrit Hashim Thaçit përmes rrjetit social, Facebook.
“Me e vra sot Hashim Thaçin nuk është krim, është akt çlirimi”, ka shkruar ai të premten në ora 22:14, ditën kur u arrit marrëveshja mes Kryeministrit Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Dacic në Bruksel.
Gjinovci u bë i famshëm kur hodhi ngjyrë mbi Rektorin Mujë Rugova, derisa kohët e fundit njihet si një prej organizatorëve të protestave për faturat e KEK’ut.

Monday, April 22, 2013

E pabesueshme! A e dini se sa kushton një kartëmonedhë 500 euro?

Është shokuese por mëse e vërtet! Që të prodhohet një kartëmonedhë 500 eorushe nga ELITA, nevojiten pikërisht vetëm 2.6 euro, po, po 2.6 euro… bojëra etj. Pasi mos harroni faktin se është vetën një copë letër e thjeshtë! Më e çuditshmja e çështjes është se ne besojmë se kartëmonedha e 500 eurove ka një vlerë shumë të madhe, por në realitet ne punojmë (ata të cilët kanë rroga të tilla) për atë me vetëm 3 euro (vërtet) në muaj! Kështu, për ata të cilët disponojnë shuma të mëdha parash, është më e udhës t’i investojnë apo ti shkëmbejnë me flori, pasi ku i dihet, globalizimi po bënë punën e tij! Mos ziheni në befasi dhe pastaj nuk dini si të reagoni, pasi banka botërore mund të bëjë ndonjë të pa bërë, kush jep llogari, në fund të fundit bëjnë ç’të duan dhe nuk u bëhet vonë .

Thaçi fotografon deputetët e VV-së

Kryeministri Hashim Thaçi derisa VV performonte aksionin e tyre simbolik, ai kishte dalë para tyre dhe i fotografonte parullat e deputetëve të VV-së. Ndërkaq deputetët e PDK-së, ishin bashkuar dhe rrinin së bashku.

Çastet që nuk i transmetoi Kuvendi i Kosovës (Video)

Çasti kur Kuvendi i Kosovës e ka ndalur transmetimin kur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje! po mbanin hartat që tregojnë sipas tyre situatën e sotme të shtrirjes së sovranitetit. Kamera e Kuvendit të Kosovës ishte fokusuar kah deputetët e ulur, duke e fshehur në tërësi atë që po ndodhte prej deputetëve të VV-së. Deputetë e VV kishin vazhduar të rrinin me parrulla në duar edhe pasi Kvendi ishte në pauzë.

E puthë në qafë Ibrahimovicin! (Video)

Një moment interesant në fushë u pa në ndeshjen e ligës së Francës mes PSG dhe Nice. Futbollisti i Nice, Renato Civelli e puthi në qafë Zlatan Ibrahimovicin duke lënë dyshime pas këtij rasti. Civelli ishte pranë Ibrës kur gjeti qafën e tij për ti dhënë një puthje të "ngrohtë". Ibra e largoj atë duke i treguar se e kuptoj puthjen e tij. Dyshimet pas këtij rasti janë në seksualitetin e Civellit i cili sipas gjitha gjasave është "gay".

Cka ndodhi ne Kuvendin e Kosoves pasi perfundoi seanca (Video)

Antaret e Levizjes Vetevendosje kane bera disa skena ne Kuvendin e Kosoves duke protestur te mos votohet rezuluta qe do ta ratifikonte marrveshjes e Qeverise se Kosoves me ate te Serbise, antaret e kesaj livizje vahduan protesten edhe ne Hollin e Kuvendit duke ju afruar edhe me afer Kryeministrit te Kosoves per te fyer ate, ja si ishte reagili i Hashim Thaqit drejtuar antarve te VV.

Sunday, April 21, 2013

Arsene Wenger si Mrs Bean, e humb rrugën (Video)

Ndeshja e rivalëve lokal mes Fulham dhe Arsenal solli një moment qesharak kur Arsene Wenger ishte vonuar për tu rikthyer në pjesën e dytë të ndeshjes duke vrapuar në fushë. Wenger dukej sikur kishte humbur rrugën duke mos e ditur ka të i'a mbajë. Mediat angleze e krahasojnë vrapin e tij me atë të komikut të njohur anglez, Mrs Bean.

Vështirë t’i ikësh policisë në Dubai (Foto)

Kush ka vendosur të bëjë ndonjë krim në Dubai, do ta ketë të vështirë ta realizojë planin e ikjes. Policia në atë vend ka bërë të ditur se në grupin e automjeteve të forcave të rendit, ka shtuar edhe modelin e ri të Lamborghinit, Aventador. Automjeti në fjalë mund të arrijë shpejtësi deri në 350 kilometra në orë. /Telegrafi/

Ulja e aeroplanit pa rrota (Video)

Një prishje në sistemin e nxjerrjes së rrotave e ka detyruar pilotin e një aeroplani të vogël privat në Kolumbi që të ulet pa to. Ngjarja ka ndodhur në aeroportin e vogël të Palonegros në Bucaramangas, njofton Top-Channel. Aeroplani i është drejtuar pistës së uljes pasi për disa minuta kishte qëndruar në fluturim në përpjekje për të hapur rrotat. Mirëpo, kur karburanti ishte drejt përfundimit dhe sistemi i hapjes së rrotave vazhdonte të mos u përgjigjej komandave, piloti vendosi të rrezikojë dhe ta ulte aeroplanin me trup. Fatmirësisht, tre personat e gjendur në bord kanë shpëtuar pa asnjë të gërvishtur.

“Talenti” boshnjak: Ja si dërgohen pa lift mobilet në katin e pestë! (Video)

Blerësit e apartamenteve në lagjen Moluh të Tuzlës, kanë filluar të vendosen brenda katër mureve të tyre. Megjithatë, në mungesë të ashensorët, pronarët e apartamenteve janë të detyruar të gjinden në mënyra të ndryshme. Disa aparate shtëpiake dhe mobile të lehta janë bartur nëpër shkallë, ndërsa disa kanë përdorur një vinç të improvizuar. Pikërisht kjo “shkathtësi” është ilustruar në xhirimin e postuar në YouTube. Pronarët e banesës në katin e pestë, me ndihmën e të furgonit - në pjesën e përparme të të cilit është lidhur litari - i bartnin gjësendet në banesë. “Gjeje zgjidhjen”, thotë secili. Ndërsa, në këtë aspekt, boshnjakët patjetër që e dëshmuan veten.

Ndërpreu dasmën për të raportuar rreth tërmetit (Video)

Një gazetare kineze e ka ndërprerë martesën e saj për të njoftuar rreth tërmetit që goditi Kinën të shtunën. E veshur me fustan nusërie, Chen Ying ka raportuar nga vendi i ngjarjes rreth tërmetit në jugperëndim të Kinës që mori më shumë se 150 jetë.

Vota e Abramovich për Pellegrinin, JO Mourinhon

Roman Abramovich nuk e dëshiron rikthimin e Jose Mourinhos në Chelsea. Burime brenda skuadrës londineze deklarojnë se bosi rus e dëshiron angazhimin e Mauricio Pellegrinit në stolin e Chelseat. Abramovich thuhet se nuk e pëlqen rikthim në stol të një trajneri që më parë vetë e kishte shkarkuar, duke dëshiruar që ti jap shansin trajnerit Pellegrini. Largimi i Pellegrinit nga Malaga duket të jetë i sigurtë në fund të edicionit kështu që Abramovich thuhet se ka gati ofertën për të që tani.

S'është Messi, as Ronaldo, por Diamanti!

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë dy më të mirët në botë por që ata nuk janë lojtarët që ndalën më së shumti në ndërhyrje. Në krye të renditjes së lojtarëve që kanë pësuar më shumë faulla në Europë është mesfushori i Bolonjës, Alesandro Diamanti, që ndiqet nga Diego i Volfsburg dhe Kruse i Fortuna Duseldorf. Të dhënat janë bërë publike nga kompania e grumbullimit të statistikave sportive “Opta”. Në top 10-she janë edhe lojtarë si Totti, Kiesling, Cuadrado, Barrientos. Top 10 përmbyllet pikërisht nga Messi dhe Ronaldo që kanë mesatare me 72, përkatësisht 70 ndërhyrje.

Boston, ja çfarë shkroi i sulmuesi në Twitter pas shpërthimeve

Pas sulmeve terroriste në Maratonën e Bostonit, njëri nga sulmuesitTamerlan Tsarnaev nuk ka mbijetuar, ndërsa personi i dytë i dyshuar (vëllau i tij) është në gjendje të rëndë shëndestore, duke luftuar me jetë, nga plagët e marra nga policia e Bostonit gjatë kohës së kërkimit të tij. Gazeta “The Sun” ka treguar detaje për jetën private të adoleshentit 19 vjeçarit Dzhokhar Tsarnaev, i cili menjëherë pas sulmeve kishte postuar në rrjetin social Twitter që ndihet i relaksuar, dhe se "nuk ka dashuri në zemrën e qytetit, vazhdoni të qëndroni të sigurt njerëz", madje ai kishte bashkangjitur edhe një foto të tijën.

Ja çfarë ka brenda Koresë së Veriut (Foto)

Autostrada të boshatisura, rrugë të mbushura me ushtarë, ndërtesa dhe uzina të braktisura, njerëz që punojnë si kafshë në zonat rurale… Por, edhe qytete të rregullta, të mbajtur pastër dhe te banuar nga njerez te qete e paqedashes. Këto janë imazhet që vijnë nga vendi më hermetik i botës, Korea e Veriut. Një turist suedez, Bjorn Bergman, qëndroi nëntë ditë në Kore, në një vizitë të rrallë turistike, e cila i aprovohet vetëm disa prej mijëra turistëve që kanë interes të shohin vendin cdo vit, me kusht qe te mos jesh nje shtetas amerikan. Gjatë turit të përqendruar në Penian, zonat kufitare dhe disa pjesë rurale të vendit, Bergman arriti të fotografonte, në mënyrë të ligjshme dhe jo, disa imazhe goditëse të jetës së përditshme të Koresë së Veriut.



































     

    Fjolla Morina 'ia tregon' gjoksin Shpatit

    Shpat Kasapi shfaqet shumë i ekzaltuar për dekoltenë. Këngëtarja e njohur kosovare, Fjolla Morina, ka festuar ditëlindjen e saj të 27-të. Në një festë të organizuar nga miqtë dhe familjarë të këngëtares, të ftuar kanë qenë shumë të njohur të skenës, të cilët këngëtarja i konsideron njerëz të afërt. Nga Maqedonia kishin udhëtuar edhe këngëtarët Big Mama dhe Shpat Kasapi, së bashku me redaktorin e televizionit Alsat-M, Jellmaz Dervishi, e shumë miq të tjerë të cilët ia kanë bërë festën edhe më të gëzuar për faktin se i kanë dërguar një tortë shumë erotike, njësoj siç e ka pasur edhe Big Mama në ditëlindjen e saj, një femër me të brendshme. Gazeta Panorama ka zbuluar disa imazhe nga festa, në të cilat Fjolla shihet më e lumtur se kurrë, e veshur në mënyrë shumë provokative, saqë gjoksi i saj mundohet të gjejë rrugën më alternative që të shpërthejë, ndërkohë në ato çaste në vendngjarje ka qenë miku i saj, këngëtari Shpat Kasapi, i cili për momentin është beqar. Për këta të dy edhe më herët është përfolur për një intimitet, pasi janë parë shpesh së bashku, por ende nuk mund të flitet nëse mes tyre mund të ketë dika më shumë se shoqëri… Koha do të flasë vetë!

    Prapë Di Canio, por i ruan pantollonat! (Video)

    Paolo Di Canio ishte prapë në fokus të mediave angleze. Trajneri i Sunderland vazhdoj që të bëjë skena si trajner i Sunderland. Por ai po ka material për ti bërë këto skena pasi që arriti fitoren e dytë me radhë te Sunderland. Në ndeshjen ndaj Everton, Di Canio vazhdimisht ishte në këmbë duke motivuar lojtarët, publikuan dhe duke shtuar presionin tek skuadra e tij. Për dallim nga ndeshja e javës së kaluar ndaj Newcastle, Di Canio kësaj radhë i shpëtoj pantollonat e tij pa i dëmtuar pasi që nuk sot nuk ra në gjunjë.

    Gabimi qesharak i Muhamed Ali (Video)

    Portieri i ri i Ganës, Muhamed Ali ka bërë një gabim qesharak në ndeshjen e grupmoshave U17. Në takimin ndaj Bregut të Fildishtë, Muhamed Ali harroj për një moment që është në fushën e lojës duke kaluar "kufijtë" e lejueshëm të prekjes së topit me dorë. Ishte gjyqtari anësor ai që e pa nga afër veprimin e Alit.

    Saturday, April 20, 2013

    Nusja më e dëshpëruar në botë (Foto)

    Të gjithë qeshin dhe janë të lumtur, ndërsa ti jo. Të gjithë bëhen gati të bëjnë foton e martesës tënde, ndërsa ti jo. Kësaj i thonë të jesh nusja më e pa fat në botë. Shumë kohë do të duhet që fytyra e merzitur e kësaj nuse te jetëe buzëqeshur. Për familjen e dhëndrit çdo gjë duket bukur dhe për dhëndrin, mirëpo nusja duket se është shumë e pa lumtur që po martohet. Fotot që po bëjnë xhiron e botës janë një shembull i mirë se si dukesh kur martohesh me “dashuri”.

    Shikojeni këtë gol, greku në stilin e Messit

    Një gol i jashtëzakonshëm është shënuar në ndeshjen e kupës së Greqisë mes Olympiacos dhe Panthrakikos. Talenti grek Giannis Fetfatzidis e ka shëtitur komplet mbrojtjen e skuadrës së Panthrakikos për të shënuar një gol në stilin e Lionel Messit.

    Thursday, April 18, 2013

    "E lë politikën, nëse Messi martohet me mua"

    Deputetja e parlamentit francez, Rachida Dati, e cila është edhe kandidate për kryetare të Parisit, ka deklaruar se vetëm për një arsye mund ta lërte politikën. Dati ka thënë se këtë mund të bënte vetëm nëse Messi i propozon martesë. "Unë nuk e dua David Beckham. Mua më pëlqen më shumë Lionel Messi. Ai nuk është i pashëm, por ka një pamje interesante dhe është shumë karizmatik. Politikën do ta lërja vetëm nëse Messi do të më propozonte martesë" deklaroj politikanja franceze./Indeksonline/

    Besim dina viktime e kameres se fshehur (Video)

    Humoristi i njohur kosovar Besim Dina ka rene ne kurth te nje kamere te fshehte te organizuar nga koleget e tij te emisionit "Oxygen Show". Besim Dina provokohet nga nje femer dhe reagimet e tij jane te vecanta, shikoni ne video se si reagon.

    KLIKO NE KATRORIN MEPOSHTE PER TE SHIKUAR VIDEON:

    Sunday, April 14, 2013

    Në Premierligë, gjyqtari si ka kartonët me vete! (Video)

    Një rast interesant është parë sot në ndeshjen e Premierligës Angleze mes Reading dhe Liverpool. Gjyqtari Mark Clatenburgh deshi ti jap karton të verdhë një lojtari të Reading por me të futur dorën në gjep, e pa se kartonët si kishte me vete. Publiku filloj të qeshë me këtë rast ndërsa gjyqtari kërkoj nga ndihmësi i tij që ti jap kartonët që me siguri i kishte harruar në pushimin e pjësës së parë.

    Saturday, April 13, 2013

    Zbulohet Nje sekret i Nora Istrefit, Zanfina Ismajlit dhe Fjolla Krasniqit (Video)

    Gazetarja e KTV Bjen ne Telashe me Mysafirin (Video)


    Shtatë gënjeshtrat më të shpeshta të femrave

    Shumica e njerëzve konsiderojnë se janë persona të sinqertë dhe se gënjejnë vetëm kur është e domosdoshme, ose dhe për ta mbrojtur dikë. Në bashkëshortësi ndërkaq, gënjeshtrat janë të përditshme – dhe ekzistojnë arsye të shumta pse ndodhë asisoj. Megjithatë, gënjeshtrat e vogla nuk bëjnë dëm, apo jo? Pa marrë parasysh se çfarë mendoni rreth kësaj dukurie, lexoni në vijim se çfarë gënjeshtrash shfrytëzojnë gratë për t’i ‘manipuluar’ bashkëshortët e tyre. Në vijim ju prezantojmë shtatë gënjeshtrat më të shpeshta të tyre… 1. Nuk jam e hidhëruar Natyrisht që është e hidhëruar, dhe kjo vërehet në fytyrën e saj – mirëpo nuk dëshiron të pranojë të vërtetën, sepse në ato momente, nuk është e gatshme të fjaloset. 2. Nuk më intereson! Kjo është e ngjashme me atë ‘nuk jam e hidhëruar’. Natyrisht që i intereson – përndryshe nuk do ta përmendte atë gjë. Shikojeni shprehjen e fytyrës dhe lëvizjet e gjymtyrëve të saj. 3. Nuk kam ngrënë tërë ditën Hmm, një shpjegim më i saktë do të ishte se ka ngrënë pak sallatë, fruta, por edhe një copë pice ose çokollate ‘për shkak të stresit të përjetuar gjatë ditës në punë…’ 4. Do të mbaj dietë Duket sikur gënjen kur thotë – ‘qysh prej nesër do të filloj me dietë’. Ndërkaq, të nesërmen qëllon ditëlindja e ndonjë shoqeje, ose ndonjë arsye edhe më banale, që e shtyn fillimin e dietës. 5. Ishte në lirim Nëse e pyesni gruan sa ka kushtuar bluza e saj, çanta, apo edhe këpucët – gjëja e parë që do ta dëgjoni është arsyetimi i llojit: jo shumë, ishte në lirim. Në fakt, për të ka rëndësi vetëm çmimi i majmë dhe kombinimi i përkryer me gardërobën e saj. 6. Fëmija kishte nevojë… I ka blerë edhe një palë këpucë tjera për djalin/vajzën, sepse ato të mëhershme nuk ishin të bukura për raste solemne. Kjo gjë për gjininë mashkullore është e pakuptimtë – dhe këtu dallojnë këto dy gjini. 7. Kjo më kombinohet me gjithçka Kur një grua blen një rrobë dhe dëshiron të arsyetohet për çmimin që e ka paguar, ajo do të thotë se rroba e blerë i kombinohet më të gjithë gardërobën që i posedon – që, natyrisht nuk është e vërtetë. /Dukagjini.com

    Si ta dhezim traktorin pa qelsa (Made in Kosova) (VIDIEO)

    Shikoni çka i bën gruas së vet ky zotëria (VIDEO)

    Ky Shqiptar ne Gjermani, nxen bastore se jo mahi!

    Ky Shqiptar ne Gjermani, nxen bastore se jo mahi!

    Friday, April 12, 2013

    Ju ka humbur iPhone? Ja si duhet të veproni...

    Pasi që jetojmë në kohën e aparateve moderne por edhe të shtrenjta, siç është Iphone, ekziston rreziku i përhershëm se mund të bëhemi pre i hajnave. Të gjithë duan të kenë, Iphone, tabletë, lap-top… të kompanisë Apple, andaj nëse e humbisni një te tillë, vështirë se do t’ua kthejnë. Kështu i ka ndodhur edhe Nadav Nirenbergut, megjithatë, rrëfimi i tij ka fund të lumtur. Nadav e kishte humbur iPhone-n e tij natën e ndërrimit të moteve, të cilin e kishte gjetur një person tjetër dhe kishte vendosur ta mbante atë. Megjithatë, Nadav kishte filluar të merrte e-mailat se ai person kishte filluar të komunikonte me femra në ueb-faqen OkCupid. Atij i erdhi një ide, të krijonte një profil të rrejshëm si femër – dhe kështu gjërat filluan të bëheshin interesante. Nadav kishte vendosur fotografinë e një femre, të cilën e kishte ‘pagëzuar’ me emrin Jennifer Gonzales, dhe filloi të komunikonte me personin i cili e kishte Iphone-n e tij. Dikur ai caktoi një takim në banesën e tij. Dhe, kur personi i panjohur erdhi në derën e tij, ai e priti me një çekiç në duar duke kërkuar që t’ia kthente Iphonen.Pas një fjalosjeje të shkurtër, Nadav e mori prapa Iphone-n, ndërsa në këmbim tëtij i dha 20 dollarë./Indeksonline/

    E pabesueshme! Shikoni çfarë pi çdo ditë për t’u shëruar!

    Carrie Steele është nga Kolorado e SHBA-së dhe në vitin 2006 mëson se vuante nga kanceri… Edhe pse ka bërë terapi nga më të ndryshmet, nuk arriti dot të gjejë një kurë të saktë, derisa dikush i sugjeroi që të pijë… urinën e saj!Kështu që nga viti 2008, Carrie pi çdo ditë urinën e saj, madje 5 herë në ditë. Jo vetëm kaq, por me të ajo lan edhe dhëmbët apo lan fytyrën. Sipas saj, kjo metodë e ka ndihmuar që të pengojë rishfaqjen e sëmundjes së kancerit Kjo metodë e ka ndihmuar edhe nga anë të tjera, pasi thotë se me të filluar këtë metodë, i pushuan dhimbjet! Çfarë mund të themi tjetër? T’i bëjë mirë!/Indeksonline/

    Ikin Mou dhe CR7, vijnë 4 të tjerë

    Jose Mourinho do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit, për këtë janë të bindur të gjithë në Spanjë. Madje është zbuluar edhe shifra, që Florentino Perez do t’i japë trajnerit për të zgjidhur kontratën, e cila skadon në 2016-n: plot 10 milionë euro. Presidenti duket i lodhur nga Mourinho, mbi të gjitha kur kujton atë mungesë në ceremoninë e "Topit të Artë". Portugezi kishte thënë se duhej të punonte për Realin, por në të vërtetë shkoi për të parë të birin teksa luante. Një zhvlerësim imazhi, të cilin Perez nuk e ka kapërdirë. I njëjtë duket edhe fati i Cristiano Ronaldos, i cili nuk i është përgjigjur më propozimit për rinovimin e kontratës. Perez është i lodhur nga kjo situatë dhe mund ta lërë të largohet: PSG-ja është në "pole position" për të dy portugezët. Por, projekti i Real Madrid nuk ndalet këtu. Me paratë e siguruara nga shitja e "CR7", plus një investim të vogël shtesë, Perez kërkon të blejë Bale, Neymar, Isco dhe David Silva. /albeu.com/

    Thursday, April 11, 2013

    “Golfi” më i shpejt në botë (video)

    Statusin prej kultit që Volkswagen “Golf” e ka nderuar te ne, por edhe në tërë Evropën, zakonisht nuk merret si shembull për aftësitë e tij garuese dhe shpejtësinë e madhe. Megjithatë ekziston një “Golf II” i cili është më i shpejt edhe se “Bugatti Veyron Super Sport”. Ky “Golf” ka fuqinë e 999.8 KS (Kuaj Fuqi). Tipi Golf II 4Motion, i popullarizuar si “16V Ampir” është përbindësh me 999.5 KS dhe shpejtësinë nga 0-100 Km/h e ka kap për 2.3 sekonda! Nëse këto shifra nuk iu mjaftojnë, “16 V Ampir” nga 0-200 Km/h arrin për vetëm 5.4 sekonda, derisa shpejtësinë nga 100-200 Km/h e arrin për vetëm 3.1 sekonda. (ORAinfo)

    Çfarë Ronaldinho, shikojeni Valon Berishën (Video)

    Një driblim fantastik i kosovarit Valon Berisha, është bërë hit në mediat evropiane. Futbollisti kosovar, anëtar i skuadrës austriake Red Bull Salzburg ka treguar aftësit e tij mahnitëse në driblim duke i’a humbur topin një lojtari kundërshtar. Në ndeshjen e përfaqësueseve U17 të Norvegjisë dhe Ishujve Faroe, Berisha arriti që për mrekulli të shmangë një kundërshtarë duke bërë një vallëzim në stilin e yllit brazilian, Ronaldinho. Madje në “Youtube” driblimi i tij me topin ndërmjet këmbëve komentohet se a është njëri nga më të mirët në histori.

    Shikoni si e torturon të dashurin e saj në publik (Video)

    Se hidhërimi dhe gabimet mund të ju detyrojnë të bëni gjithçka, kjo video është dëshmi për këtë. Nuk e dimë se kujt nuk i vjen më shumë turp, vajzës që e torturon të dashurin e saj në hapësirë publike, apo atij mashkullit që i duron mundimet dhe nuk reagon aspak. Klikoni ne videon meposhte dhe shikoni si torturon ajo te dashurin e saj.


    Një stil interesant i ngritjes së peshave ne Kosove! (VIDEO)

    Kufiri në mes të gjërave të cilat mund t’i bëjnë meshkujt dhe nuk mund t’i bëjnë femrat ka filluar të shkrihet – andaj, nuk është për t’u befasuar psh. nëse e shihni një femër duke ngritur pasha në palestër. Megjithatë, gjë interesante në video-materialin që po ua prezantojmë në vijim, është stili si i ngrit një femër peshat. Ky stil i ngritjes së peshave rrallë mund të shihet, andaj nuk është për t’u befasuar se ka ngjallur interesimin e publikut.

    Facebook publikon dizajnin e ri

    Rrjeti social më i popullarizuar ka zbuluar detajet lidhur me ndryshimet e reja në news feed të vetin. Muri i tejngarkuar dhe konfuz me risitë dhe ndodhitë lidhur me miqtë dhe faqet tuaja që i përcillni do të pësojë më së shumti ndryshime në kuptim të dizajnit, dhe do të thjeshtësohet, i fokusuar në fotografi më të mëdha dhe dizajn shumë më afër platformave mobile. Tashmë ka filluar aplikimi i dizajnit të ri, por disa shfrytëzuesve mund t’u duhet të presin edhe disa javë. Të padurueshmit mund ta shohin si duket news feed i ri në adresën https://www.facebook.com/about/newsfeed/ si dhe munden edhe të regjistrohen për ta pasur atë diç më herët.

    Vjedhin veturen për 20 sekonda (Video)

    Fytyrat e ushtarëve para, gjatë dhe pas luftës.(FOTO-LAJM)

    Fotograf Lalage Snow mori një udhëtim 8-mujor në Afganistan, me portrete të ushtarëve britanikë para, gjatë dhe pas shërbimit të tyre në zonën e luftës. Në disa fotografi mund ta shihni transformimin e qarte e djemvje nga nje djalosh i pa fajshem, ne luftetar e me pas nje burre.

    Obama me truproje jashtetokesore! (Video)

    Lajmi ka bërë bujë në mediat elektronike! Në pamjet e videos që do të shikoni në vijim, duket qartë se në një moment ndërsa presidenti amerikanë Barak Obama po bisedon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, kamera filmon një "alien"...! Ndoshta mund të jetë profili natyral i truprojës së Obamës, por në fakt pamjet të venë në dilemë!

    A është goli më i bukur në 2013? (Video)

    Një gol fantastik është shënuar në Kolumbi. Në ndeshjen mes skuadrave Deportivo Quito dhe Alianza Petrolera, futbollisti Fernando Patino ka shënuar gol me një volej të bukur nga largësia. Goditja e Patinos arriti shpejtësinë deri në 120 km në orë. Mediat nga Amerika e Jugut po e vlerësojnë këtë si një nga golat që do te garoj për golin me të bukur të vitit.

    Resul Sinani ne telash ne nje emision ne RTV21 (VIDEO)

    Kthejnë €62,000 që gjetën në tren

    Dy adoleshentë norvegjezë kanë kthyer afro 62 mijë euro të cilat i kanë gjetur gjatë udhëtimit të tyre me tren. Policia norvegjeze shpjegon se dy të rinjtë gjetën "thesarin" të enjten në një çantë që ishte harruar në karrigen e trenit, gjatë udhëtimit të tyre për në Osllo. Njëri prej djelmoshave që ka gjet çantën i ka thënë medieve lokale se gjëja e parë që kanë parë kur kanë hapur çantën ishin "qindra bankënota", dhe se menjëherë kanë thirr policinë për të raportuar gjetjen. Pasi kanë shikuar më thellë në çantë, adoleshentët kanë parë pasaportën e pronarit, që doli të jetë një burrë 70 vjeçar, i cili pritet të merr paratë e tij nga forcat e rendit. Policia thotë se nuk dyshojnë në ndonjë krim për shkak të sasisë së madhe të parave, dhe se nuk kanë informacione nëse i moshuari i ka shpërblyer apo jo fëmijët për sinqeritetin e tyre.

    Vetura e mbuluar me para

    Duhet të jesh i çmendur që ta kesh këtë veturë! Pronari Ali Hassan Gharib, 29 vjeç, dekoroi veturën e tij duke e mbuluar me monedha. Atij i janë dashur plot 57 mijë e 412 dirhamë( valuta në Dubai) për t`ia ngjitur veturës së tij në vlerë 42 mijë funteve, kurse tani kushton 500 mijë funte. Xhipi që tani peshon gjysmë toni më shumë dhe për shkak të peshës së shtuar ec vetëm 100 kilometrave në orë. Ali tha: Dua të mbledh monedhat e secilit shtet dhe t`i ngjis në një veturë./Indeksonline/